Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me IMR Kavajë organizoi një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes. Në këtë aktivitet morën pjesë të miturit dhe të rinjtë, të cilët shprehën mesazhe sensibilizuese rreth rëndësisë së paqes dhe bashkëjetesës.
Me temën “Paqja fillon me një buzëqeshje,” ky aktivitet kishte për qëllim nxitjen e mendimeve pozitive, krijimin e një atmosfere mbështetëse, paqësore dhe të bashkëpunimit mes pjesëmarrësve. Përmes veprimtarive kreative, pjesëmarrësit kontribuan në forcimin e vlerave të harmonisë dhe respektit të ndërsjellë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.