» Aktivitet sensibilizimi e ndërgjegjësimi në luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në IEVP Shkodër
Postuar më: 14/10/2022

Aktivitet sensibilizimi e ndërgjegjësimi në luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në IEVP Shkodër

Kanceri i gjirit, është sëmundja qe u merr jetën miliona grave kudo në botë.

Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetesise, ka shpallur muajin Tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.
🎀Me fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.
📌Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
📌Në kuadër të kësaj nisme, IEVP Shkodër, e veçanerisht sektori i shëndetësisë në bashkëpunim me NJVKSH Malesi e Madhe kanë organizuar një aktivitet sensibilizimi e ndërgjegjësimi në luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në IEVP Shkodër.