» Aktivitet në IEVP Korçë mbi ndarjen e çertifikatave për përfundimin e kursit të kuzhinës për disa të dënuar
Postuar më: 21/12/2018

Aktivitet në IEVP Korçë mbi ndarjen e çertifikatave për përfundimin e kursit të kuzhinës për disa të dënuar

Më datë 20.12.2018 në IEVP Korçë u zhvillua aktiviteti i ndarjes së çertifikatave për 6 të dënuar që kanë përfunduar kursin e kuzhinës në muajin tetor 2018.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar Drejtoresha e DRFPP Korçë, znj.Anxhela Taho dhe përfaqësues të tjerë nga Institucione shtetërore.

Gjatë aktivitetit u zhvillua një panair me gatime të përgatitura nga kursantët që ndjekin kursin, aktualisht.

Grupi artistik i përbërë nga të dënuar të këtij Institucioni përshëndetën të ftuarit me këngë dhe melodi instrumentale.