Më datë 20.12.2018 në IEVP Korçë u zhvillua aktiviteti i ndarjes së çertifikatave për 6 të dënuar që kanë përfunduar kursin e kuzhinës në muajin tetor 2018.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar Drejtoresha e DRFPP Korçë, znj.Anxhela Taho dhe përfaqësues të tjerë nga Institucione shtetërore.
Gjatë aktivitetit u zhvillua një panair me gatime të përgatitura nga kursantët që ndjekin kursin, aktualisht.
Grupi artistik i përbërë nga të dënuar të këtij Institucioni përshëndetën të ftuarit me këngë dhe melodi instrumentale.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.