» Aktivitet me rastin e festës së 8 Marsit në IEVP “Mine Peza”
Postuar më: 10/03/2023

Aktivitet me rastin e festës së 8 Marsit në IEVP “Mine Peza”

Në kuadër të festës së 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, në ambjentin e IEVP “Mine Peza”, u organizua aktivitet me ndihmën e bashkëpunimin e Shoqatës Kristiane të Burgosurve të Shqipërisë (SHKBSH).

Në aktivitet morën pjesë përveç të burgosurve dhe familjarë të tyre, (bashkëshortet, nënat dhe fëmijë nën moshën 10 vjeç).

Aktiviteti u bë i larmishëm me kënget e bukura të kënduara me mjeshtri nga grupi i këngëtareve të ardhur nga SHKBSH. Bukuri e gjallëri i dhanë aktivitetit prezenca aktive e të gjithë punonjësve të administratës me këngë valle e kërcime bashkë me të burgosurit.

Atmosfera u bë edhe më festive me dhurimin e karafilave për bashkëshortet e të burgosurve dhe pjesmarrësit si dhe për pjesmarrësit nga SHKBSH u shtrua një kokteil i larmishëm.

Të pranishmit në aktivitet i përshëndeti dhe i uroi Drejtori i IEVP Zt. Seit Vuçaj, dhe përfaqësuesi i SHKBSH, Zt. Enver Berisha dhe një tjetër urim i veçantë në këtë aktivitet ishte nga këngëtarja e madhe Znj. Myfarete Laze.