» Aktivitet me rastin e festave të 28-29 Nëntorit në IEVP Vlorë
Postuar më: 27/11/2018

Aktivitet me rastin e festave të 28-29 Nëntorit në IEVP Vlorë

Sot në orën 10:00 në I.E.V.P-Vlorë u realizuara nje aktivitet socio-kulturor me karakter historik me rastin e festave 28-29 Nëntorit.

Pjese e ketij aktiviteti artikstik ishin të p/burgosurit e kategorisë 18-21 vjecare, të p/burgosurit e kategorisë vulnerabel (të sëmurë mendorë, ish-përdorues, të p/b e moshës së tretë dhe ata në nevojë).

Gjatë aktivitetit u realizuan:

· Recitime dhe poezi në grup të performuara nga kategoria 18-21 vjecare.

· Këngë nga grupi polifornik i të p/burgosurit.

· Kërcime të këngëve popullore nga të p/b të kategorisë 18-21 vjecare.

· Interpretime me projektor të veprave me karakter historik nga artistët e njohur (Reshat Arbana, Bujar Asqeriu etj)

· Fjalim falenderues nga drejtuesi i institucionit për pjesëmarresit e këtij aktiviteti

Në fund të këtij programi artistik u realizua një kokteil për të gjithë të p/burgosurit që ishin pjesë e këtij aktiviteti.