» Aktivitet letrar në IEVP Lezhë në kuadër të projektit humanitar për “Zgjerimin e Bibliotekave në Burgje”
Postuar më: 28/10/2022

Aktivitet letrar në IEVP Lezhë në kuadër të projektit humanitar për “Zgjerimin e Bibliotekave në Burgje”

Më datë 28.10. 2022 në kuadër të projektit humanitar për “Zgjerimin e Bibliotekave në Burgje “, në IEVP Lezhë u zhvillua aktiviteti letrar me përfaqësues të njohur nga bota e artit.

Shkrimtarja e mirënjohur Zj. Adelina Pali së bashku me poeten/analisten zj. Helena Halilaj, me drejtuesin e lidhjes së shkrimtarëve Z. Albi Lushi dhe Përgjegjësin e Sektorit të Çështjeve Shoqërore në IEVP Mine Peza Z. Elton Milo, zhvilluan një aktivitet letrar me shtetasit e paraburgosur me fokus libri në kohën e lirë. Aktiviteti u shoqërua me diskutime letrare nga të paraburgosurit dhe kasti letrar. Në këtë aktivitet u dhuruan dhe 200 libra të tematikave të ndryshme për të gjithë të paraburgosurit.