» Nis viti akademik 2023-2024 në Institutin e të Miturve Kavajë
Postuar më: 11/09/2023

Nis viti akademik 2023-2024 në Institutin e të Miturve Kavajë

Në Institutin e të Miturve Kavajë vijoi sot proçesi arsimor për vitin akademik 2023-2024 për të gjithë të miturit të atashuar në Institucion.
Arsimimi është një proçes kryesor drejt edukimit të të miturve për një rehabilitim dhe ri-integrim të suksesshëm. Mundësia për arsimim për të gjithë të miturit në konflikt me ligjin nuk përfaqëson vetëm një rrugëtim drejt dijes por dhe një zbulim drejt botës përreth, vetes së tyre, vlerave, talenteve dhe rolin e rëndësishëm që secili prej tyre do të mund të japë në shoqëri.
Suksese gjjthashtu stafeve edukuese dhe mësimore për një vit të suksesshëm drejt dijes dhe edukimit me vetëdijen për punën e rëndësishme në mbështetje të të miturve, formimit të tyre mendor, akademik dhe emocional.