Drejtori i Përgjithshëm

Znj. Sadleva Malo Bodo ka lindur në 29 Janar 1988. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë (viti 2010) Universiteti i Tiranës dhe ka fituar titullin “Jurist” me diplomë të ciklit 4-vjeçar universitar “Master Shkencor”. Gjatë periudhës 2016-2018 Znj. Bodo ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare “Master në shkencën e së drejtës, për sistemin ligjor të Shteteve të Bashkuara të Amerikes LL.M” në Universitetin Wayne State, Detroit, Michigan SHBA dhe në vitin 2021 është diplomuar nga Universiteti i Manstrihtit, Hollandë me Diplomën e Programit për Menaxhimin e Migracionit (MMDP 2021). Në shtator 2026 ka përfunduar me sukses programin e nivelit ekzekutiv “Menaxhimi Strategjik i Agjencive Rregullatore dhe Agjencive të Zbatimit të Ligjit” në Harvard Kennedy School, Cambridge, SHBA.

Eksperienca e Punës
14 Tetor 2026 dhe aktualisht – Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve
Gusht 2021 – Tetor 2026 – Këshilltar Ligjor i Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK.
Dhjetor 2022 e në vijim – Anëtare e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, FSHF.
Maj 2018 – Gusht 2021 – Drejtor i Drejtorisë së Integrimit Evropian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.
Shtator – Dhjetor 2018 – Ndihmëse Ligjore e Znj. Jennifer Faunce, Gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të 16th, Macomb County, Michigan USA.
Maj 2018 vlerësuar me çmimin “Warrior Pro Bono Award” nga Universitetit Wayne State University, Detroit, Michigan, për angazhim të provuar me shërbime dhe asistence ligjore “Pro Bono” (pa pagesë) për nevoja dhe qëllime të komunitetit.
Qershor – Gusht 2017 – Asistente Ligjore pranë zyrës së avokatisë “Weber & Olcese” P.L.C. Troy, Michigan.
Shtator 2014 – Gusht 2016 – Specialiste pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.
Shtator 2013 – Gusht 2014 – Përfaqësuese Ligjore e studios “EMC” sh.p.k në procese administrative dhe ligjore.
Qershor 2012 – Gusht 2013 – Juriste dhe përfaqësuese ligjore pranë zyrave qendrore të Union Bank.
Janar – Shtator 2011 – Këshilltar Ligjor pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuese pranë Kolegjit Zgjedhor dhe bashkëhartuese e programe të trajnimit për procesin zgjedhor në Shqipëri.