Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi takimet e radhës me qytetarë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Qytetarët patën mundësinë të paraqesin drejtpërdrejt kërkesat dhe shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme.
Me porosi të Drejtoreshës së Përgjithshme, çdo kërkesë do të trajtohet me përparësi nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Qytetarët do të njoftohen për rezultatet e shqyrtimit brenda afateve ligjore.
Dëgjimi i qytetarëve, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe trajtimi me përgjegjësi i çdo kërkese mbeten pjesë e angazhimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.