Nisur nga nevojat e institucionit tonë, për pasurimin e bibliotekës gjatë kësaj periudhe kemi kontaktuar me shumë autorë dhe intelektuale të Qarkut tonë,ku kemi kërkuar kontributin e tyre për rritjen e inventarit të bibliotekës.
Si rezultat deri tani kanë dhuruar mbi 100 tituj librash(në total) :
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Malësi e Madhe, shkrimtari dhe intelektuali i mirënjohur Kadri Ujkaj.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, shkrimtari (përkthyesi) dhe intelektuali i mirënjohur Zija Vukaj.
Intelektualja dhe autorja ne pension zj.Life Hasa.
Këto libra janë rregjistruar në inventarin e bibliotekës dhe atë të përgjithshem të institucionit.
Po vazhdojmë përpjekjet tona për të kontaktuar të tjerë intelektualë dhe autorë për pasurimin e mëtejshëm të bibliotekës sonë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.