» NJOFTIM
Postuar më: 23/09/2026

NJOFTIM

Sot, në IEVP Shkodër është konstatuar i pajetë shtetasi A. Ll., 49 vjeç, i dënuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar vetëvarja e tij në ambientet e dusheve.
Pas konstatimit të ngjarjes, janë marrë menjëherë masat për dhënien e ndihmës mjekësore dhe shtetasi është transportuar në Spitalin e Koplikut, ku pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, është konstatuar vdekja e tij.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, po vijon kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse për zbardhjen e rastit.