20 kuota kredie të lehtësuar me interes 0% për punonjësit e Policisë së Burgjeve
Në vijim të masave për mbështetjen e kategorive prioritare të administratës publike, Qeveria Shqiptare ka miratuar 20 kuota kredie të lehtësuar me interes 0% për punonjësit e Policisë së Burgjeve, në kuadër të programit të kredive të reja për vitin 2026.
Punonjësit e Policisë së Burgjeve që plotësojnë kriteret e përcaktuara kanë mundësinë të aplikojnë për përfitimin e kësaj kredie, duke pasur akses në një mundësi të lehtësuar për strehim.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masat e nevojshme për zhvillimin e procesit të aplikimit, verifikimit, vlerësimit dhe përzgjedhjes së përfituesve, në përputhje me kriteret dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Për kriteret dhe informacionin e plotë mbi aplikimin, gjeni më poshtë linkun zyrtar:
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.