Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi (325), është i njohur me këtë emër që prej vitit 1976.
Kjo IEVP ka shërbyer si repart pune për ndërtimin e pallateve të banimit në Tiranë nga të dënuarit me burgim.
Me ndërprerjen e punimeve mbeti si burg ku shlyen dënimin të dënuarit për vepra të lehta penale si dhe gratë pas vendimit të formës së prerë.
Gjatë viteteve të diktaturës komuniste vuajtën dënimet e dhëna nga gjykata një numër i madh grash nga burgje të ndryshme, por një burg i dedikuar vetëm për gratë u krijua në maj të vitit 1990.
Kjo IEVP ka një kapacitet prej 100 (njeqind) persona dhe asnjeherë nuk është tejkaluar ky numër.
Me urdhër të Ministrit të Drejtesisë ai ka operuar në 2 seksione, në atë të paraburgimit ku qendronin personat me masën e sigurisë ‘’Arrest me Burg’’ dhe seksionin e të privuara nga liria ku qëndronin gratë për të cilat ishte marrë nga Gjykata një vendim i formës së prerë.
Aktualisht IEVP Ali Demi funksionon si nje burg i hapur, për të dënuarit meshkuj që pjesën e mbetur të dënimit do ta shlyejnë në gjysëm-liri duke iu referuar nenit 58 te K.Penal me kusht që t’i kenë mbetur më pak se 6 (gjashtë) muaj nga vuajtja e dënimit dhe të mos të jenë dënuar më shumë se 5 (pesë) vite me vendim të formës së prerë.
Institucioni vendos një fashë orari për këta të dënuar të cilët dalin në orën 7:00 nga IEVP dhe kthehen në orën 20:00 për nevoja të ndryshme siç janë punësimi, marrja pjesë në trajnime të ndryshme, vizita shëndetësore, etj.
Në rast se personi tenton të largohet nga I.E.V.P atëherë dënimi alternativ revokohet dhe kthehet në burg duke konsumuar edhe veprën penale të parashikuar nga neni 323 I K.Penal.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.