Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, priti në një takim të ngrohtë dhe konstruktiv atasheun e ICITAP, Richard Deasy, analisten e Programit të Inteligjencës së Burgjeve pranë Departamentit të Drejtësisë, Alexzandria Burns, si dhe këshilltarin e CIU, Frank Karam.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm me partnerët strategjikë, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit, shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sistemin penitenciar.
Gjatë bisedës, z.Kupi, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ICITAP-it dhe theksoi se thellimi i këtij bashkëpunimi mbetet një prioritet për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.