» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, pret përfaqësuesit e institucioneve monitoruese në IEVP Lezhë
Postuar më: 20/07/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, pret përfaqësuesit e institucioneve monitoruese në IEVP Lezhë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, priti përfaqësues të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët zhvilluan një vizitë monitoruese në IEVP Lezhë.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me kushtet e trajtimit të pacientëve ndaj të cilëve është vendosur masa “mjekim i detyruar”, si dhe me shërbimet dhe kujdesin e ofruar në funksion të respektimit të të drejtave dhe dinjitetit të tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar për garantimin e të drejtave dhe trajtimin dinjitoz të personave të privuar nga liria, përfshirë pacientët me masën “mjekim i detyruar”, si dhe për forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve në sistemin penitenciar.