» Njoftim
Postuar më: 17/07/2026

Njoftim

Një i paraburgosur i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë ka ndërruar jetë mbrëmjen e 15 korrikut 2026, pasi u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për shkak të problemeve të rënda me frymëmarrjen.

Rreth orës 21:26, i paraburgosuri me inicialet B.L., i konsideruar me risk, shfaqi vështirësi në frymëmarrje.

Pas dhënies së ndihmës së parë nga ndihmësmjeku i institucionit, ai u shoqërua menjëherë drejt spitalit.

Rreth orës 21:49, IEVP Vlorë u njoftua nga Spitali Rajonal se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

I paraburgosuri ndodhej në paraburgim i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ishte transferuar në IEVP Vlorë më 27 prill 2026.

Sipas procedurave, janë njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes, Prokuroria, Komisariati i Policisë.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve kompetente.