» Akordohet grada “Drejtues” për K/Komisar Jetmir Demushi
Postuar më: 16/07/2026

Akordohet grada “Drejtues” për K/Komisar Jetmir Demushi

Në praninë e Ministrit të Drejtësisë, z. Toni Gogu, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, u zhvillua ceremonia e akordimit të gradës “Drejtues” për K/Komisar Jetmir Demushi, si vlerësim për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në radhët e Policisë së Burgjeve.

Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë, z.Gogu, vlerësoi rrugëtimin e K/Komisarit, z. Demushi të ndërtuar mbi përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Kupi, vlerësoi rrugëtimin profesional të z. Demushi, duke theksuar se kjo gradë përfaqëson jo vetëm një vlerësim të merituar për punën e kryer, por edhe një përgjegjësi më të madhe për të vijuar shërbimin me integritet, korrektësi dhe përkushtim.

Ceremonia u zhvillua në praninë e drejtuesve të institucioneve, kolegëve dhe familjarëve, duke vënë në pah rëndësinë e vlerësimit të meritës dhe të kontributit të z.Demushi në sistemin penitenciar.