Në takim morën pjesë përfaqësues të Observatorit Kombëtar të Drogave, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe të Njësisë së Paralajmërimit të Hershëm, pranë Policisë së Shtetit.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e praktikave më të mira evropiane, si dhe mbi mekanizmat e sinjalizimit të hershëm, monitorimit dhe identifikimit të substancave narkotike dhe dukurive të lidhura me to në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e praktikave me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e monitorimit dhe trajtimit të problematikave që lidhen me drogërat.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.