Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë pacienti me masë mjekësore, shtetasi A. Ç i datëlindjes 04.02.1971, lindur dhe banues në Fier.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, me vështirësi në frymëmarrje dhe parametra të ulët jetësorë, ai ishte referuar nga stafi mjekësor i IEVP Lezhë për trajtim më të specializuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve, ku ishte shtruar që prej datës 16.05.2026.
Shtetasi ishte pranuar në IEVP Lezhë më 27.11.2021, në zbatim të një mase mjekësore.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.