» Trajnim mbi teknologjinë e avancuar të sigurisë nga kompania amerikane AXON në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Postuar më: 30/06/2026

Trajnim mbi teknologjinë e avancuar të sigurisë nga kompania amerikane AXON në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

 

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u zhvillua një takim prezantues ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe ekspertëve të kompanisë amerikane AXON, në praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Gjatë takimit u prezantuan teknologjitë më të avancuara të përdorura në sistemin penitenciar dhe në fushën e sigurisë publike, duke ndarë eksperiencat më të mira të zbatuara në SHBA dhe në vende të ndryshme të Europës.

U realizuan demonstrime praktike të kamerave trupore (Body-Worn Cameras), pistoletës elektrike Taser, teknologjisë Counter-UAS për neutralizimin e dronëve, si dhe të zgjidhjeve robotike për mbështetjen e operacioneve të sigurisë.

Në trajnim morën pjesë edhe grupet e forcave speciale dhe operacionale te DPB ,të cilet u njohën nga afër me funksionalitetet e këtyre teknologjive moderne.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe mbetet e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti, në funksion të modernizimit të sistemit penitenciar dhe rritjes së standardeve të sigurisë dhe profesionalizmit institucional.