Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi një vizitë monitoruese në IEVP “Jordan Misja” dhe IEVP “Mine Peza”.
Gjatë vizitës u vlerësuan kushtet e trajtimit të personave të privuar nga liria, masat e sigurisë, programet rehabilituese, si dhe ecuria e zbatimit të rekomandimeve të mëparshme dhe respektimi i standardeve ligjore e ndërkombëtare.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar për garantimin e të drejtave themelore të personave të privuar nga liria, forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve në sistemin penitenciar
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.