Qendra e Trajnimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve dhe Gardën e Republikës së Shqipërisë, zhvilloi me sukses procesin e qitjes për 77 kandidatët, që po ndjekin kursin bazë të formimit të efektivëve të rinj për Policinë e Burgjeve.
Gjatë 40 orëve të trajnimit mbi armatimin, kandidatët u pajisën me njohuri teorike dhe praktike mbi rregullat e sigurisë, përdorimin e armës së zjarrit dhe procedurat standarde të qitjes.
Procesi shërbeu gjithashtu për vlerësimin e aftësive dhe kompetencave të fituara gjatë formimit, duke u zhvilluar në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat operacionale të shërbimit.
Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përgatitjen e brezit të ri të Policisë së Burgjeve, duke forcuar profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë për përmbushjen e misionit institucional .
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.