» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, merr pjesë në konferencën rajonale të Këshillit të Evropës
Postuar më: 23/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, merr pjesë në konferencën rajonale të Këshillit të Evropës

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, mori pjesë në konferencën rajonale të Këshillit të Evropës kushtuar rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të privuar nga liria në rrezik radikalizimi.

Gjatë konferencës u diskutuan strategjitë dhe praktikat e mira të vendeve të Ballkanit Perëndimor në monitorimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e kësaj kategorie, si dhe progresi i arritur në kuadër të projektit rajonal dhe sfidat aktuale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në këtë aktivitet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndau përvojën dhe rezultatet e saj në menaxhimin dhe trajtimin dinjitoz të personave të privuar nga liria, me fokus respektimin e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e balancës ndërmjet sigurisë dhe trajtimit human në ekzekutimin e vendimeve penale.