» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, pret Ambasadorin e OSBE-së Michel Tarran
Postuar më: 15/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, pret Ambasadorin e OSBE-së Michel Tarran

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, priti në takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran, i cili e uroi për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e OSBE-së për reformën në sistemin penitenciar.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen, me fokus forcimin e kapaciteteve të sistemit penitenciar, zhvillimin e politikave moderne të ekzekutimit të dënimeve si dhe  promovimin e të drejtave të njeriut.