» Ekspozitë Fotografike me punime të realizuara nga të miturit e Institutit të të Miturve Kavajë
Postuar më: 29/05/2026

Ekspozitë Fotografike me punime të realizuara nga të miturit e Institutit të të Miturve Kavajë

 

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, nën kujdesin e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Caritas Albania, u zhvillua një ekspozitë fotografike me punime të realizuara nga të miturit e Institutit të të Miturve Kavajë.

Ekspozita solli në vëmendje punët artistike dhe fotografinë si formë shprehjeje, reflektimi dhe komunikimi për të miturit, ku pjesëmarrja dhe angazhimi i tyre në këtë aktivitet ishte elementi kryesor, duke evidentuar përfshirjen aktive në programet rehabilituese dhe edukative.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve artistike dhe edukative në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve, duke theksuar se përfshirja e tyre në iniciativa të tilla ndihmon në zhvillimin personal dhe forcimin e besimit për një të ardhme më të mirë