» Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkinë Finiq
Postuar më: 22/05/2026

Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkinë Finiq

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon angazhimin e saj për forcimin e partneriteteve institucionale në funksion të riintegrimit social dhe mbështetjes së shtetasve në konflikt me ligjin, përmes zgjerimit të bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe institucionet lokale.
Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe Kryetari i Bashkisë Finiq, z. Romeo Çakuli, formalizuan një marrëveshje bashkëpunim që synon rritjen e koordinimit institucional për mbështetjen e proçeseve të rehabilitimit dhe riintegrimit në komunitet të personave që vuajnë dënimin penal apo që kanë përfunduar ekzekutimin e tij.
Marrëveshja parashikon zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fusha me rëndësi sociale dhe komunitare, duke synuar krijimin e mundësive konkrete për përfshirjen aktive të kësaj kategorie në jetën shoqërore dhe ekonomike, si dhe parandalimin e recidivizmit përmes mbështetjes së vazhdueshme institucionale.