» Pjesëmarrje në aktivitet
Postuar më: 14/05/2026

Pjesëmarrje në aktivitet

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve morën pjesë në Simpoziumin Europian 2026 “Detention Houses” , zhvilluar në Pyramid of Tirana.

Ky aktivitet, mblodhi profesionistë të drejtësisë, studiues dhe vendimmarrës nga vende të ndryshme europiane për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin në sistemin penitenciar.

Nën temën “Sustainability and Justice” (Qëndrueshmëri dhe Drejtësi), diskutimet u fokusuan në ndërtimin e sistemeve të drejtësisë më humane, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e reformave të bazuara në kërkimin shkencor dhe standardet europiane.

Pjesëmarrja në këtë simpozium përforcon angazhimin për avancimin e reformave në sistemin e burgjeve, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.