Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me synim forcimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet penitenciare.
Marrëveshja parashikon monitorime të rregullta, trajnime për stafin dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të trajtimit të personave të privuar nga liria, në përputhje me legjislacionin dhe konventat ndërkombëtare.
Dokumenti u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, znj. Erida Skëndaj, të cilët vlerësuan bashkëpunimin si një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më transparent, të drejtë dhe human.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.