Vizitë në IEVP Reç, Malësi e Madhe
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, zhvilloi një vizitë pune në IEVP Reç, ku u prezantua me stafin e institucionit.
Gjatë takimit u diskutua mbi organizimin e punës dhe funksionimin e përditshëm.
Drejtori i Përgjithshëm dha porosi të qarta për rritjen e standardeve të sigurisë, forcimin e disiplinës dhe përmirësimin e performancës në çdo sektor të institucionit.
Theks i veçantë iu vu përgjegjshmërisë në detyrë dhe bashkëpunimit për një funksionim sa më efikas.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.