» Takim me Shefat e Policisë së IEVP-ve
Postuar më: 20/04/2026

Takim me Shefat e Policisë së IEVP-ve

Në ambientet e DPB u zhvillua një takim pune me Shefat e Policisë së IEVP-ve, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta.

Në fokus: vijueshmëria e detyrave, rritja e sigurisë dhe adresimi i problematikave në terren.

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat e Policisë së Burgjeve për të garantuar standarde të larta sigurie dhe funksionim të rregullt të institucioneve, ndërsa u nënvizua rëndësia e reagimit të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo situate problematike.

Takimi forcon koordinimin dhe disiplinën për garantimin e rendit në sistemin penitenciar.