Në kuadër të rritjes së transparencës institucionale, përmirësimit të komunikimit me qytetarët dhe adresimit në kohë të kërkesave dhe shqetësimeve të tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur zhvillimin e takimeve të rregullta me publikun.
Duke filluar nga kjo javë, çdo ditë të enjte, në intervalin kohor 11:00 – 13:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të organizohen takime të hapura me qytetarët.
Qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin drejtpërdrejt kërkesat, shqetësimet apo sugjerimet e tyre, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve duke garantuar një komunikim të hapur dhe një trajtim më të shpejtë e efektiv të çdo çështjeje.
Ky hap synon forcimin e marrëdhënies së institucionit me publikun dhe rritjen e besimit përmes një administrate më të aksesueshme dhe të përgjegjshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve .
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.