» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, priti një delegacion nga Norvegjia
Postuar më: 03/11/2025

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, priti një delegacion nga Norvegjia

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, priti në një takim pune një delegacion nga Norvegjia, të kryesuar nga z. Abdullahi Alason, Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Punës së Norvegjisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, znj. Gonvor Andresen, ish-drejtuese në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe anëtare e Bordit të PVN Norway, si dhe z. Daut Haxhaj, President i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji.

Gjatë takimit, palët zhvilluan një diskutim të frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve, me fokus në:
• Sistemin penitenciar dhe reformat institucionale,
• Rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar,
• Shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në administrimin e burgjeve.

Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunuese, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe trajtimit të personave të privuar nga liria.