Shpallen vendet vakante për konkurim në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Kandidatët që aplikojnë për pozicionet civile duhet të plotësojnë kriteret bazë të mëposhtme:
Kriteret e Përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidati/ja janë si më poshtë:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje. Respektohen dispozitat e neneve 63 dhe 69 të ligjit 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
Pozicionet e punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojë kandidati/ja janë si më poshtë:
1. Specialist (Ing/Ndërtim, Elektrik, Arkitekt), Sektori i Projekteve dhe Investimeve
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në Inxhinieri Ndërtimi/Arkitekturë, Inxhinieri Elektrike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njejtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion.
Tjeter: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit. Njohuri mbi rregullat dhe legjislacionit rregullat e prokurimit publik, Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
2. Specialist (Ing.Mekanik), Sektori i Autotransportit (2 vende vakante)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”në Inxhinieri Mekanike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të kenë njohuri: Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit, Udhëzimit Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësisë e Sektorit Publik” i ndryshuar me Udhëzimin nr. 24, datë 07.12.2016, nr. 11 datë 06.05.2016 dhe nr. 20 datë 17.11.2014; njohuri të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; (iii) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike. Aftësi për të: (i) Ofruar drejtim teknik: identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale; (ii) Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.
3. Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme (Mekanik Xhenerik/Elektroauto), Sektori i Autotransportit
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si mekanik xhenerik, elektromekanik.
Kandidati/ja, duhet të dorëzojë dokumentacionin sipas kërkesave të paraqitura më lart për secilin pozicion:
1. Kërkesë për aplikim për punësim;
2. Jetëshkrim (CV personale) i përditësuar me të dhëna të plota;
3. Diplomë të nivelit Bachelor dhe Master së bashku me listën e notave të noterizuara;
4. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura sipas legjislacionit në fuqi për njehsimin e diplomave (fotokopje e noterizuar e dokumentit të njehsimit);
5. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
6. Librezën e punës;
7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
8. Çertifikatë familjare;
9. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit;
10. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit;
11. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor);
12. 2 (dy) Fotografi (në madhësi 4×6 cm);
13. Çdo dokument tjetër që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj, trajnimeve, kulifikimeve, arsim shtesë, si dhe vlerësime positive të përmendura në jetëshkrim.
Korpusi ligjor ku duhet të referohen kandidatët:
o Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar
o Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
o Ligji nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar
Kandidatët që do të aplikojnë për vendet vakante duhet të paraqesin dokumentet e mësipërme deri më datë 18.08.2025 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Fazat dhe mënyrat e vlerësimit të kanditatëve
Kandidatët do t’i nënshtrohen fazave të vlerësimit si verifikimin paraprak dhe vlerësimi i kandidatëve.
Verifikimi paraprak, ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përcaktuara në shpalljen për konkurim.
Vlerësimi i intervistës.
Njoftimi i kandidatëve
Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme në datë 19.08.2025 ora 09:00 për zhvillimin e Intervistës me gojë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.