» NJOFTIME PËR VENDE TË LIRA PUNE NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË BURGJEVE
Postuar më: 30/06/2025

NJOFTIME PËR VENDE TË LIRA PUNE NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË BURGJEVE

Shpallen vendet vakante për konkurim në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Kandidatët që aplikojnë për pozicionet civile duhet të plotësojnë kriteret bazë të mëposhtme:

I. Kriteret e Përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidati/ja janë si më poshtë:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje. Respektohen dispozitat e neneve 63 dhe 69 të ligjit 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.

II. Pozicionet e punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojë kandidati/ja janë si më poshtë:

1. Specialist (Ing/Ndërtim, Elektrik, Arkitekt), Sektori i Projekteve dhe Investimeve
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në Inxhinieri Ndërtimi/Arkitekturë, Inxhinieri Elektrike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njejtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion.
Tjeter: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit. Njohuri mbi rregullat dhe legjislacionit rregullat e prokurimit publik, Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
2. Specialist (Ing.Mekanik), Sektori i Autotransportit (2 vende vakante)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”në Inxhinieri Mekanike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të kenë njohuri: Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit, Udhëzimit Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësisë e Sektorit Publik” i ndryshuar me Udhëzimin nr. 24, datë 07.12.2016, nr. 11 datë 06.05.2016 dhe nr. 20 datë 17.11.2014; njohuri të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; (iii) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike. Aftësi për të: (i) Ofruar drejtim teknik: identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale; (ii) Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.

3. Specialist (Auditues) Drejtoria e Auditimit të Brendshëm
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor/ Master Profesional”, me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”, në Shkenca Ekonomike / Juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë, çertifikuar si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”, nga Ministria e Financave.
Përvoja: Të ketë përvojë pune 3 vite në profesion. Në rast se nuk zotëron certifikatë si auditues i brendshëm duhet që brenda 2 viteve të para të certifikohet si auditues i brendshëm.
Tjetër: Njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin për Kodin e Punes, Legjislacionin për funksionimin e institucionit, Ligjin për auditimin e brendshëm në sektorin publik, dhe akteve të nxjerra në zbatim të tij; (ii) Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” dhe (iii) Manualin e Auditimit të Brendshëm, i miratuar me Urdhër të Ministrit të Financave. Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
4. Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme (Mekanik Xhenerik/Elektroauto), Sektori i Autotransportit
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si mekanik xhenerik, elektromekanik.

5. Specialist, Sektori i Analizës dhe Informacionit
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor ose Master Profesional” ose e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”, në Shkenca Ekonomike, Juridike, Inxhinierike, Kompjuterike, Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit e Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit për funksionimin e institucionit dhe administratës shtetërore; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën; (iii) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar; (iv) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

6. Specialist, Sektori i Ushqimeve, Veshmbathje, Gazermim
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional” në Teknologji Ushqimore/ Mercologji, Inxhinieri Tekstile, Ekonomike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njejtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit; (i) Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (ii) Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin dhe Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”,të kenë njohuri dhe të përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
7. Inspektor, Sektori Ndihmës pranë Drejtorit të Përgjithshëm
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ ose e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në Shkenca Juridike/ Ekonomike/ Sociale. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit të Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit për funksionimin e institucionit dhe administratës shtetërore; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën; (iii) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar; (iv) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.
8. Magazinier, Sektori i Ushqimeve, Veshmbathje, Gazermim
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, preferohet eksperiencë në administrimin e magazinave dhe logjistikë.

III. Kandidati/ja, duhet të dorëzojë dokumentacionin sipas kërkesave të paraqitura më lart për secilin pozicion:

1. Kërkesë për aplikim për punësim;
2. Jetëshkrim (CV personale) i përditësuar me të dhëna të plota;
3. Diplomë të nivelit Bachelor dhe Master së bashku me listën e notave të noterizuara;
4. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura sipas legjislacionit në fuqi për njehsimin e diplomave (fotokopje e noterizuar e dokumentit të njehsimit);
5. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
6. Librezën e punës;
7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
8. Çertifikatë familjare;
9. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit;
10. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit;
11. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor);
12. 2 (dy) Fotografi (në madhësi 4×6 cm);
13. Çdo dokument tjetër që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj, trajnimeve, kulifikimeve, arsim shtesë, si dhe vlerësime positive të përmendura në jetëshkrim.

IV. Korpusi ligjor ku duhet të referohen kandidatët:

o Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar
o Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
o Ligji nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar

V. Kandidatët që do të aplikojnë për vendet vakante duhet të paraqesin dokumentet e mësipërme deri më datë 14.07.2025 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

VI. Fazat dhe mënyrat e vlerësimit të kanditatëve

Kandidatët do t’i nënshtrohen fazave të vlerësimit si verifikimin paraprak dhe vlerësimi i kandidatëve.
 Verifikimi paraprak, ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përcaktuara në shpalljen për konkurim.
 Vlerësimi i intervistës.

VII. Njoftimi i kandidatëve
Njoftimi i kandidatëve do të bëhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, www.dpbsh.gov.al
Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme në datë 15.07.2025 ora 09:00 për zhvillimin e Intervistës me gojë.