» Njoftim për publikimin e listave të kandidatëve të kualifikuar për konkurim në gradat: Kryeinspektor, Nënkomisar, Komisar dhe Kryekomisar
Postuar më: 03/06/2025

Njoftim për publikimin e listave të kandidatëve të kualifikuar për konkurim në gradat: Kryeinspektor, Nënkomisar, Komisar dhe Kryekomisar

Në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nr. 683, datë 22.05.2025, me objekt: “Zhvillimi i konkurimit për punonjësit e Policisë së Burgjeve që kanë aplikuar për ngritje në gradën Kryeinspektor deri në gradën Kryekomisar”, ju informojmë se janë përfunduar dhe miratuar listat përkatëse të kandidatëve që janë kualifikuar për të vijuar më tej me fazën e konkurimit.

Listat përfshijnë emrat e punonjësve që, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimit të përmbushjes së kritereve përkatëse, janë përzgjedhur si kandidatë të vlefshëm për të konkurruar për gradat:
• Kryeinspektor
• Nënkomisar
• Komisar
• Kryekomisar

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të konsultojnë listat e bashkëlidhura këtij njoftimi. Publikimi i tyre bëhet në kuadër të transparencës dhe për të garantuar një proces të drejtë, të barabartë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për çdo informacion shtesë apo sqarim lidhur me fazat në vijim të konkurimit, punonjësit mund t’i drejtohen Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Te kualifikuar per konkurim grada KryeKomisar

Te kualifikuar per konkurim grada Komisar

Te kualifikuar per konkurim

NenKomisar te kualifikuar per konkurim KryeInspektor web