Në zbatim të Urdhrit nr. 148, datë 31.01.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, njoftohen të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve se kanë nisur aplikimet për DHËNIEN E GRADAVE në rolin bazë dhe të mesëm.
Gradat për të cilat mund të aplikohet:
– Kryeinspektor
– Nënkomisar
– Komisar
– Kryekomisar
Afatet e aplikimit:
-Fillimi i aplikimeve:
02.02.2025
-Afati i fundit:14.02.2025
Punonjësit e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën individuale për gradë dhe dokumentacionin e nevojshëm sipas kritereve të përcaktuara.
Drejtoria e IEVP-ve do të regjistrojë aplikimet dhe do të dërgojë listën përfundimtare pranë DPB-së më datë 21.02.2025
Për më shumë informacion, gjeni urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm.
Urdhër Nr. 148 mbi Zbatimin e Procedurave Për Dhënien E Gradave në Policinë e Burgjeve
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.