I dënuari Pashk Doçi ka humbur jetën, më datë 05.01.2025, rreth orës 17:30, në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Doçi ndodhej i shtruar prej disa ditësh në bllokun reanimator, në Reanimacionin Qendror, për shkak të insuficiencës renale akute.
I ndjeri, i datëlindjes 18.04.1960, lindur në Laç dhe banues në Sarandë, ishte dënuar me 25 vjet burg për vjedhje me pasojë vrasjen. Shkaku i vdekjes është përcaktuar si arrest kardiak, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Në përputhje me rregullat dhe praktikat ligjore, do të vijojnë hapat e mëtejshëm për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes në bashkëpunim me të gjitha strukturat e përfshira.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjarët për humbjen e njeriut të tij tyre të dashur.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.