Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës u organizua një aktivitet ndërsektorial me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës.” Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e tolerancës si një vlerë thelbësore për paqen dhe harmoninë sociale, veçanërisht në kushtet e privimit të lirisë.
Punonjësit socialë dhe psikologët e institucionit përzgjodhën 12 të burgosur me status social-ekonomik të ndryshëm për të marrë pjesë, duke synuar përcjelljen e mesazhit të tolerancës përmes një diskutimi interaktiv. Aktiviteti u zhvillua në formë ndërveprimi, ku pjesëmarrësit ndanë përvoja personale mbi mënyrën se si toleranca i ka ndihmuar të përshtaten më mirë në ambientin social dhe fizik të institucionit.
Diskutimet u përqendruan në konceptin e tolerancës, rëndësinë e pranimit të dallimeve, përqafimin e diversitetit dhe luftimin e diskriminimit. Gjithashtu, u theksua roli i tolerancës në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive në kushte bashkëjetese.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.