Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Pojskë zhvilloi një ndeshje volejbolli mes grave dhe vajzave që janë në konflikt me ligjin dhe përfaqësuesve të administratës së këtij institucioni.
Ky aktivitet sportiv u shoqërua me një atmosferë entuziaste dhe argëtuese, duke ofruar një mundësi të veçantë për pjesëmarrësit që të kalojnë kohë cilësore së bashku. Loja e volejbollit u vlerësua si një mënyrë efektive për të krijuar një klimë afërsie dhe bashkëpunimi mes stafit dhe të akomoduarave në IEVP Pojskë.
Ky aktivitet është pjesë e një programi më të gjerë rehabilitimi të iniciuar nga IEVP Pojskë, që ka për qëllim të mbështesë përmirësimin dhe riintegrimin social të grave dhe vajzave në konflikt me ligjin. Përmes aktiviteteve edukative dhe praktike si ky, synohet rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ndërveprimeve sociale dhe nxitja e një mjedisi pozitiv për të gjithë.
IEVP Pojskë angazhohet vazhdimisht për të ofruar programe dhe iniciativa që mbështesin rehabilitimin dhe fuqizimin e të burgosurve, duke krijuar kushte të favorshme për rritje personale dhe sociale.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.