Misioni

  • Krijimin e kushteve të duhura për zbatimin me rigorozitet të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor ekzistues duke siguruar që të gjitha organet e zbatimit të ligjit të sigurojnë një trajtim njerëzor të personave me liri të kufizuar dhe shndërrimin e dënimit penal në nje mundësi riedukimi.

  • Zhvillimin e një strategjie të përshtatshme për sistemin e burgjeve dhe kushtet sociale në Shqipëri.

  • Hartimi i programeve të specializuara për të rritur punësimin e të burgosurve për çdo burg duke patur parasysh kushtet e çdo institucioni.

  • Forcimi i sistemit të burgjeve dhe rritjen profesionale të stafit, duke i motivuar për të kryer një shërbim sa më të mirë, gjë e cila do të rriste sigurinë në shoqëri dhe do të kishte efekte pozitive në mbarëvajtjen e punës së institucionit.