Drejtori i Përgjithshëm Klevis Qose, bashkë me drejtoreshën e Qendrës së Trajnimeve Irena Progni dhe drejtorin e IEVP Fier, Ervin Bushi, zhvilluan sot një takim me kandidatët fitues të programit të trajnimit fillestar.
Gjatë këtij takimi, ata shprehën kënaqësinë për përkushtimin e kandidatëve në këtë fazë përgatitore të rëndësishme. Në fokus të diskutimeve ishin vlerat e integritetit dhe ndershmërisë në punë, si dhe rëndësia e ndjekjes së një karriere të fortë dhe të respektuar.
Një aspekt kyç i programit është mbështetja për arsimimin e mëtejshëm. Për herë të parë, kandidatët kanë mundësinë të ndjekin studimet e larta dhe të përfitojnë bursa, si dhe mbështetje për vijimin akademik, përveç punës së përditshme.
Këta drejtues i përgëzuan kandidatët për arritjet e tyre dhe u uruan suksese në këtë rrugëtim të ri, duke theksuar se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe personal.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.