IEVP Pojskë

Historiku

IEVP “Pojskë” funksinon qe nga 30.06.2024 si një institucion me qëllime të veçanta rehabilitimi për kategori të caktuara të burgosurash, duke i përfshirë ato në aktivitete dhe programe që synojnë riintegrimin e tyre në shoqëri pas lirimit.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Pojskë , është një ndër Institucionet penitenciare në Shqipëri që ka për detyrë ekzekutimin e vendimeve penale, duke siguruar mbajtjen, trajtimin dhe risocializimin e të dënuarave. Institucioni ndodhet në zonën e Pogradecit dhe funksionon për mbajtjen e të dënuarave gra dhe vajva që janë në konflikt me ligjin. Struktura dhe organizimi i IEVP “Pojskë” është i përqendruar në sigurimin e kushteve të sigurisë, trajtimit të ligjshëm të të burgosurave dhe ofrimin e programeve për risocializimin dhe rehabilitimin e tyre.

Në kuadrin ligjor të funksionimit të këtij institucioni, ligji shqiptar për ekzekutimin e vendimeve penale vendos theks të veçantë në respektimin e të drejtave të të burgosurave, përfshirë trajtimin e dinjitetshëm, qasjen në shërbime shëndetësore, edukative dhe profesionale.

Ky institucion ka kapacitet maksimal të ofruar për 96 persona.

Me urdhërin e Ministrit të Drejtësisë”Për kategorizimin e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për grate dhe vajzat e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura.

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten ora 08:00-14:00 . Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në IEVP Pojskë janë:

· Kurse Profesionale
· Parukeri
· Punime Dore
· Pikturë
· Aktivitete sportive si dhe aktivitete fetare nga organizata të ndryshme fetare. Me rastin e festave të ndryshme organizohen aktivitete me karakter kulturor e festiv për të gjallëruar jetën në institucion.

Shërbimet që Ofrohen

Për të dënuarat në IEVP Pojskë ofrohen këto shërbime:

Trajtim psikologjik për të dënuarit Punë studimore në lidhje me fenomene psikologjike që rrjedhin si pasojë e privimit nga liria Mbështetje psiko-emocionale për stafin Asistencë psiko-emocionale për nënat me fëmijë, ndjekje e zhvillimit psiko-motor të këtyre fëmijëve Programe terapeutike për menaxhimin e stresit dhe ish përdoruesit e substancave Programi prindërimi në distancë Programi i të dënuarve në prag lirimi Shërbim shëndetësor 24 orësh Biblioteka

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Pojskë- Pogradec Tel: 00355686056003

e-mail: info.ievppojske@dpbsh.gov.al