Punonjësit socialë të sistemit penitenciar vazhdojnë të jenë shtylla kryesore në edukimin dhe rehabilitimin social të të dënuarve dhe të paraburgosurve, duke kontribuar në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm.
Gjatë këtij takimi prezantuam “Udhërrëfyesin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve”, një mjet thelbësor për unifikimin dhe standardizimin e praktikave të sektorit social në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Sigurova që pengesat aktuale në përmbushjen e detyrave funksionale do të trajtohen dhe puna e tyre do të vlerësohet në mënyrë të vijueshme, në përputhje me instrumentet e përcaktuara në udhërrëfyes.
Rehabilitimi dhe riintegrimi janë thelbi i angazhimit tonë të përbashkët!
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.