» Dita kundër dhunës në IEVP Durrës
Postuar më: 04/10/2024

Dita kundër dhunës në IEVP Durrës

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës “, në IEVP Durrës u organizua një aktivitet social-edukativ. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte një target – grup specifik, përkatësisht personat e privuar nga liria për shkak të veprave penale që lidhen me përdorimin e dhunës . U zgjodh zhvillimi i kësaj tematike nga stafi i çëshjteve shoqërore duke marrë në konsideratë numrin e konsiderueshëm e të paraburgosurve të cilët akuzohen për përdorimin e formave të ndryshme të dhunës. Gjatë zhvillimit të kësaj tematike u diskutua rreth konceptit të dhunës ku u ftuan të burgosurit të përkufizojnë atë që ato konceptojnë me termin dhunë. Në përfundim të mendimeve të shkëmbyera midis tyre nga ana e stafit u dha një informacion i detajuar për format e ndryshme që mund të marrë dhuna në përditshmërinë tonë si psh dhuna në familje, dhuna seksuale, dhuna tek të rinjt, përndjekja, dhuna e të moshuarve etj. Gjatë aktivitetit të burgosurit u përfshinë në disa ushtrime ku improvizuan situata dhune dhe mënyrën si mund të menaxhohet me qëllim parandalimin e saj. Të burgosurit në përfundim të zhvillimit të aktivitetit dhanë mesazhet e tyre në lidhje me impaktin që pati ky aktivitet tek to. Qëllimi kryesor i zhvillimit të këtij aktiviteti psiko-edukativ ishte rritja e ndërgjegjësimit për pasojat që dhuna me format e ndryshme të saj ka në jetën tonë. Nxitja e empatisë dhe dashurisë, mësimi i teknikave të menaxhimit të sjelljeve të cilat mund të na çojnë në veprime të dhunshme , ishte një tjetër qëllim që në thelb i shërben proçesit të rehabilititmit. Stafi i çëshjtve shoqërore u kujdes për moderimin e aktivitetit me qëllim pjesëmarrjen interaktive e të burgosurve.