» Njoftim për shtyp
Postuar më: 17/04/2024

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ekzekutuar Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë për të vendosur në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurisë së lartë për një afat të përcaktuar (1 vit), pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin të burgosurin Erjon Musa Veizaj. Ky urdhër vjen në zbatim të ligjit nr. 81/ 2020 “Për të drejtat dhe trajnimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, si dhe të pikës 9, të Udhëzimit nr.5, datë 28.06.2019, të Ministrit të Drejtësisë “Për procedurën e brendshme të trajtimit të kërkesave për vendosjen e të dënuarve dhe të paraburgosurve në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë (41 Biss)”.

Erjon Musa Veizaj është dënuar me burgim të përjetshëm me Vendim Nr. 879, datë 04.11.2021 i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan (Bashkim denimesh) për veprat penale “Vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës polici, ne bashkëpunim, “Moskallezim të krimit”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 79/c-25, 300, 278/2, 283/1, 324/a/1 te K.Penal. Vendimi Nr.526 datë 03.11.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjygjëesor Elbasan është dënuar me 2 (dy) vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucion të parashikuar nga neni 324/a/1 i K.Penal”.