Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose, përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Rugby z. Xhino Drangu, drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në Institutin e të Miturve Kavajë zj. Klaudia Hasanllari nënshkruan marrëveshjen tre palëshe me qëllim vendosjen e bashkëpunimit në kuadër të rritjes së mundësisë së aksesit në sport për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin. Kjo marrëveshje ka si qëllim riintegrimit dhe risocializimin e të rrinjve, në konfllikt me ligjin në shoqëri nëpërmjet sportit. Një sport i ri, në dukje agresiv por që mëson më së miri rregullat e lojës, respektimin e hierarkisë, fitoren pa e dëmtuar tjetrin. Një sport i vlerësuar botërisht për efektet positive në rehabilitim i të rinjve në burgje që janë rehabilituar përmes Rugbt-it. Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit trepalësh midis Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Federatës Shqiptare të Regbisë, në kuadër të rritjes së mundësisë së aksesit në sport për të miturit/të rinjtë në konflikt me ligjin, si pjesë aktive apo edhe si spektatorë, duke ndihmuar kështu në riintegrimin dhe risocializimin e tyre në shoqëri, si një nga mënyrat më efikase për të parandaluar ripërfshirjen e tyre në kriminalitet.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.