Nga data 18-21 Mars 2024 u zhvillua trajnimi i stafit drejtues të burgjeve lidhur me lidershipin dhe kategorizimin e të burgosurve.
Ky trajnim u organizua në zbatim të aktiviteteve të parashikuar në Projektin “Forcimin e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut për shtetasit e burgosur në Shqipëri. Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë III”, të mbështetur nga Këshilli i Europës.
Trajnimi u krye nga konsulenti ndërkombëtar në Këshillin e Europës, z. Victor Zaharia si dhe z. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Femi Sufaj.
Trajnimi i drejtuesve të stafit të burgjeve do të vijojë me trajnimin e stafit të sigurisë dhe shërbimit social.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.