Bazuar në Ligjin Nr.80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”, Kreu IV, neni 28,29, të ndryshuar; të Urdhrit të Kryeministrit Nr.174, datë 19.10.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”, me qëllim plotësimin e vendeve vakante në shërbimet e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve, me punonjës të nivelit bazë dhe të mesëm njoftojmë se:
Procedurat për pranimin e kandidatëvë që kanë aplikuar për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve, si punonjës i rolit bazë, do të kryhen sipas këtyre datave:
– Testi me shkrim do të kryhet në ambjentet e DPB me datë 27 shtator 2023, ora 09.00
– Tesi fizik do të kryhet me datë 03.10.2023, në ambjentet e Stadiumit Partizani Tiranë (pranë DPB)
– Vlerësimi psikologjik do të kryhet me datë 04 tetor 2023 deri më 05 Tetor 2023
– Intervista do të kryhet nga data 09.10.2023 deri më 12.10.2023
Procedura e ripranimit në Policinë e Burgjeve të ish punonjësve të policisë të rolit bazë dhe të mesëm do të zhvillohet sipas këtyre datave:
– Intervista do të kryhet nga data 28.09.2023 deri më 29.09.2023
– Kandidati gjatë intervistës, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.
Pas shpalljes së fituesve, Qendra e Trajnimit të organizojë trajnimin fillestar me afat tre mujor për punonjësit e rinj dhe dy javë ritrajnim të ish punonjësve të ripranuar.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.