Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, sot më datë 07.09.2023, në orën 12:20 në IEVP LEZHË është marrë njoftimi se shtetasi Qerim Xhetan Hani, i datëlindjes 18.04.1985, me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje” të parashikuar nga neni (130/a/1) i Kodi Penal, ka kryer një veprim suicidal.
Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në ambiente të përbashkëta (Dushet) në Godinën Numër 5, Kati 3 tek Seksioni i masave mjekësore.
Grupi hetimor i drejtuar nga Prokurori, OPGJ, SHKBB në Sistemin e Burgjeve, po kryejnë hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Qerim Xhetan Hani.
– Shtetasi Qerim Hani, pacient me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnozë “Çrregullim psikotik i paspecifikuar” me mjekim ‘Respiridon dhe Amitriptiline’, i cili ishte i akomoduar në IEVP Lezhë, në seksionin e masave mjekësore, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur më datë 27.11.2021 nga IEVP Krujë (Zahari).
– Stafi i IEVP LEZHË, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit të rojës, dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore duke konstatuar shenja jete.
Ai është nisur urgjentisht me autoambulancën e institucionit, të shoqëruar nga stafi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete.
– DPB i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.